Është publikuar fotoja kur Marjus Dema, shkon në drejtim të tavolinës së lokalit ku është ulur 27-vjeçari Mehmet Qema dhe disa nga miqtë e tij.
Dema shtien mbi Qemën për motive ende të paqarta. 27-vjeçari u transportua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi të mbijetonte.
Referuar pamjeve që qarkullojnë në media, Marjus Dema dhe Mehmet Qema, kanë qenë miq me njëri-tjetrin.
Aktualisht policia ka shpallur në kërkim autorin Marjus Demën, si dhe 5 persona të tjerë Erlind Pepa, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuljano Koçi, këta persona akuzohen për “Moskallëzim” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.





