Thursday, April 23, 2026
Ballina LAJME Flakë të mëdha në mes të “Myslym Shyrit”, zjarrfikësit gjejnë një të...

Flakë të mëdha në mes të “Myslym Shyrit”, zjarrfikësit gjejnë një të moshuar në tualetin e apartamentit

0
25

Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në zonën e Shallvareve në “Myslym Shyr” në Tiranë.

Paraprakisht mësohet se zjarri ka rënë në një pallat dhe tymi ka mbuluar Drejtorinë e Policisë që ndodhet aty pranë. Zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa mësohet se ata kanë gjetur në tualetin e apartamentit një të moshuar.

Ajo është nxjerrë jashtë nga zjarrfikësit, ndërsa grupi hetimor bën me dije se shkaku i zjarrit është një rrjedhje gazi në shtëpi. E moshuara fatmirësisht nuk ka lëndime, vetëm shenja asfiksie dhe në tualet ishte futur për t’i shpëtuar flakëve.

Zjarr Tv Ad