Ditën e sotme, banorët e një pallati në Durrës kanë dalë në protestë, pasi pallati i tyre është shpallur i pabanueshëm dhe 3 firma të ndryshme, që morën tenderin për rindërtimin janë tërhequr.
280 familje në qytetin e Durrësit, kanë këruar një zgjidhje të situatës dhe janë mbledhur përpara bashkisë së qytetit, për të bërë një protestë për banesat e tyre.
Banorët ankohen se nuk po i jepet zgjidhej problemit ty tyre dhe se po bëhen dy vite që nuk po hyjnë në shtëpitë e tyre, por jetojnë në shtëpi të huaja. Ata u shprehën se gjatë gjithë kësaj kohe, janë mbajtur me mashtrime dhe premtime të kota, pasi asgjë nuk është bërë, madje edhe bonusin nuk e kanë marrë në kohë.
“Problemi është këtu që ne po jemi pa shpi, ne po flemë në shpi të huaj. Ka ra problemi ëpr të hyrë në shtëpinë tonë, kemi dy vjet që hë e bëjmë sot hë e bëjmë nesër., Tani nuk rrihet më në shtëpi të huaj. Ju lutemi Bashkisë t’i japë një drejtim kësaj pune.
Po bëhen dy vite, na kanë mbajtur me mashtrime, jo në muajin prill jo në muajin maj, kemi biseduar na kanë thënë që punimet do të vijonin kohë më parë, por kalojnë muajt dhe asgjë nuk po bëhet. Ne na kanë pre na lanë në rrugë të madhe. Deri tani nuk është bërë asgjë. Kërkojmë të fillohet puna, ose të na tregojnë që nuk bëhet. Edhe bonusin nuk e japin në kohë”– u shpreh qytetari për Fax News.




