Ish-ministri socialist në qeverinë “Nano”, Taulant Dedja, ka postuar një foto të znj. Liri Berisha, me ish-gruan e parë të Amerikës, Michele Obama, ku shkruan ndër të tjera se; pikërisht ish-vartësi i zonjës në fotografi, i ka ndaluar hyrjen në SHBA, znj. Berisha, që në vlerësimin e tij me këtë vendim, fyen të gjitha gratë shqiptare.
“Ish-vartësi i bashkëshortit të zonjës në të djathtë të fotografisë, i ka ndaluar hyrjen në SHBA Zj. Liri Berisha. Nuk ka grua politikani më të respektuar se Zj. Liri Berisha në Shqipëri. Mendoj se masa e Antony Blinken, që është e bazuar në një akt administrativ dhe jo ligj të Kongresit dhe Senatit të SHBA, ka fyer të gjitha gratë shqiptare. Respekt maksimal për Zj. Liri Berisha”!




