Gara mes kandidatëve/ Për kë do të votojnë demokratët? Çfarë deklaroi Shehaj?

0
52

Zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike, të datës 13 Qershor, kanë ngjallur shumë debate, sidomos brenda selisë blu.

Surpriza e këtyre zgjedhjeve, është edhe deputeti i sapozgjedhur Agron Shehaj, që tashmë është kundër Bashës, nisur dhe në deklaratat e tij, ku mbrëmjen e  djeshme, u shpreh se; Basha nuk e sjell dot ndryshimin, duke na bërë të ditur që është i duhuri dhe i pakorruptueshëm, e se duhet të jetë në krye të PD-së.

Gjithashtu edhe kandidati Fatbardh Kadilli, më herët doli kundër Bashës, duke e bërë edhe përgjegjës, për humbjen e Zgjedhjeve të 25 Prillit.

Kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, janë lideri demokrat aktual Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Zjarr Tv Ad