Friday, March 27, 2026
Ballina LAJME KAS rrëzoi kërkesën për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Gjirokastër, VV padi në...

KAS rrëzoi kërkesën për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Gjirokastër, VV padi në Kolegjin Zgjedhor

0
36

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor një padi ndaj Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve pas rrëzimit të kërkesës për pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës.

POSTIMI

“Dorëzohet padia ndaj vendimit të KAS, në Kolegjin Zgjedhor për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Qarkun Gjirokastër

Dje, ditën e hënë më 24 maj 2021, Kreshnik Merxhani në cilësinë kandidatit nga zjedhësit në Qarkun e Gjirokastrës në zgjedhjet e 25 prillit, dorëzoi në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor padinë për të kundërshtuar vendimin e KAS.

Ky vendim rrëzonte ankesën tonë mbështetur mbi faktet e parregullsive dhe manipulimit të procesit zgjedhor si dhe një sërë veprash penale të konstatuara, për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në këtë qark dhe përsëritjen e tyre.

Seanca në Kolegjin Zgjedhor për padinë e Kreshnik Merxhanit do të mbahet ditën e hënë, më 31 maj 2021, ora 10:00. Përpjekjet tona për të bërë publik dhe denoncuar çdo krim elektoral nuk do të ndalen dhe së bashku me to edhe kërkesa për ndëshkimin e fajtorëve dhe vendosjen e drejtësisë: mosnjohja e rezultatit dhe përsëritja e zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës por edhe në dy qarqet e tjera ku kanë garuar kandidatët e mbështetur nga Lëvizja VV!

Zjarr Tv Ad