Tuesday, April 28, 2026
Ballina LAJME Të shtëna me armë trondisin një stacion hekurudhor në Kaliforni, raportohet për...

Të shtëna me armë trondisin një stacion hekurudhor në Kaliforni, raportohet për disa të vdekur

0
60

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një stacion trenash në Kaliforni, duke vrarë disa njerëz, thotë policia.

Të shtënat u raportuan të mërkurën në oborrin hekurudhor të Autoritetit të Transportit të Santa Clara Valley në San Jose.

Viktimat përfshijnë punonjës të transportit si dhe vetë agresori, thotë policia.Të shtënat u raportuan në 06:45 me kohën lokale (14: 45GMT), shkruan BBC.

“Ka shumë viktima në këtë pikë,” tha zv/Zëdhënësi i Sherifit të Qarkut Santa Clara Russell Davis, duke shtuar: “Unë nuk mund të konfirmoj numrin e saktë, por mund të konfirmoj dëmtime të shumta dhe viktima të shumta në këtë pikë”.

Kryebashkiaku i San Hoze Sam Liccardo u tha gazetarëve “kjo është një ditë e tmerrshme për qytetin tonë”, duke shtuar: “Vëmendja ime do të kthehet për të siguruar që kjo të mos ndodhë më kurrë në qytetin tonë”.

Sipas CBS Neës në San Francisko, të paktën gjashtë vetë u vranë, por numri nuk është konfirmuar ende nga policia.

Stacioni raporton se të shtënat shpërthyen gjatë një takimi të punonjësve për punëtorët e hekurudhës. Të shtënat mbyllën trafikun në rrugët aty pranë gjatë udhëtimit në mëngjes.

Zjarr Tv Ad