Wednesday, August 12, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Skënder Brataj habit me qëndrimin për Dritan Lelin, pas akuzave se u...

Skënder Brataj habit me qëndrimin për Dritan Lelin, pas akuzave se u takua me kunatin e Bashës: Vleresimi nuk behet as me artikuj, as me hamendje…

0
5981
Zjarr Televizion Adccccc

Prej kohësh është vënë re një lloj ‘ftohje’ mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakutr të Vlorës, Dritan Leli, ku ky i fundit është akuzuar në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë nga funskionarë të lartë të partisë Socialiste.

Ndërsa vetëm ditën e djeshme, Dritan Leli ka bërë një reagim zyrtar, në lidhje me akuzat që u bënë rreth tij, duke aluduar se ishte takuar me kunatin e Lulzim Bashës. Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, Leli është pëprgjigjur ndaj këtyre aludimeve, duke thënë se këto ishin vetëm skenarë të qëndisur dhe shtoi se nuk e kishte takuar kurrë, as nuk e kishte parë kurrë në jetë, kunatin e kryetarit të partisë Demokratike.

Në mbështetje të tij, në postin që Leli ka shpërndarë ka komentuar edhe Skënder Brataj, drejtori i përgjithshëm të qendrës kombëtare të Urgjencës. Në komentin që Brataj ka bërë, ka shkruar se e njeh shumë mirë Dritan Lelin dhe i shpreh vlerësimet që ka për të, pasi është një njeri që vjen nga një familje e respektuar vlonjate.

“Vlora per fatin e keq i ka te dy modelet! Sms, letrat anonime dhe shpifjet. Per fatin e mire, siç tregojne komentet, predominon vleresimi i qytetareve, sidomos atyre vlonjate. Ne, shoket e tu, te njohim pavaresisht dhe te vleresojme ashtu sic je, i drejte, i matur, i respektuar dhe i edukuar. Vleresimi nuk behet as me artikuj, as me hamendje. Kujto qe vjen nga nje vend me tradite dhe nga nje familje vlonjate shume e respektuar, cilesi qe tregojne pjekurine qe demonstron.

Te perqafoj mik!”- ka shkruar Brataj në komentin e tij.

Qëndrimi i Brataj duket paksa i çuditshëm, duke qenë se ai është shefi i urgjencës kombëtare dhe vazhdimisht në publik është shfaqur si shumë i afërt me kryeministrin Rama, ndërsa nuk ka ngurruar t’i dalë në mbështetje Dritan Lelit, të cilin e ka pasur mik prej kohësh siç e përcakton edhe në komentin e tij.

 

Zjarr Tv Ad