Ndërtimi i fabrikës së vaksinave në Shqipëri, Rama takon distributorin turk të Sinovac: E falenderova për ndihmën jetike, të shohim për…

0
34

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij dy ditore në Turqi, është takuar dhe me Canturk Alagöz, distributorin turk të vaksinës Sinovac. Përmes një postimi në facebook, teksa e falenderon Algöz për ndihmën e dhënë për sigurimin e vaksinave për vendin, Rama bën me dije dhe diskutimet e zhvilluara në lidhje me ndërtimin e fabrikës së prodhimit të vaksinave në Shqipëri, por ja lë kohës duke mos dhënë më shumë detaje.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama: PHOTO OF THE DAY

I nderuar nga mikpritja e këtij zotërie mbresëlënës, Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin pasi e falenderova me mirënjohje për ndihmën jetike, diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike…

Të shohi m!

Zjarr Tv Ad