Sapo është mbajtur takimi i parë që hap serinë e diskutimeve gjatë samitit të Ballkanit Perëndimor, ku do të jetë i pranishëm edhe komisioneri europian, Oliver Varhelyi.
Në hapjen e takimit, Kryeministri Edi Rama, ka falenderuar komisionerit për praninë e tij dhe ka shtuar se kjo tregon vullnetin që ka BE, për të bërë pjesë të bashkimit edhe Ballkanin Perëndimor.
Më tej, pa u zgjatur shumë, Rama kërkoi që mediat të largoheshin nga godina ku po zhvilloheshin takimet e Samitit të liderve ballkanikë.
“Ju faleminderit shumë që pranuat ftesën në një kohë kaq të shkurtër, dhe jam i lurmtur t’i uroj të gjithëve juve mirëseardhjen në Tiranë. Pjesëmarrja juaj në këtë Samit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale të zbatimit të planit ekonomik të investimeve të Bashkimit Europian. I jam shumë mirënjohës komisionerit europian që e nisi këtë plan që do të na ndihmojë të rimëkëmbemi pas pandemisë. Të punojmë mbi rezistencën sociale ekonomike, të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme. Faleminderit sërish dhe do ti kërkoja me mirësjellje medias që të n’a lënë të vazhdojmë punën”– tha Rama.




