Wednesday, August 26, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Cili deputet është shqetësuar nga prania jonë në Komisione?! Kuvendi takim me...

Cili deputet është shqetësuar nga prania jonë në Komisione?! Kuvendi takim me gazetarët: Sistemi i ri është për komoditetin tuaj, s’ju ndalon kush për intervista

0
46

Kuvendi i Shqipërisë është duke zhvilluar aktualisht një takim me gazetarët që ndjekin Komisionet parlamentare dhe seancat plenare. Kjo, pasi gazetarët janë shprehur kundër sistemit të ri që nuk i lejon ata të jenë të pranishëm fizikisht në çdo Komision.

“Cilat kanë qenë rastet kur ne jemi bërë problem, që deputetët janë bezdisur nga ne?”, ka pyetur një nga gazetarët e pranishëm.

Kësaj pyetje i është përgjigjur Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj i cili është shprehur se sistemi i ri që do të implementohet është për komoditetin e gazetarëve. Sipas Gjonçajt, sistemi i ri dhe rregullorja e re nuk i ndalon përfaqësuesit e medias të bëjnë intervista me deputetët.

“Nuk ndalohjet hyrja e kamerave. E keni gabim. Do hyni do merrni intervista. Ne kemi normuar që intervista do merret këtu, këtu ose këtu. Pra në një ambient me logon e Kuvendit, me poste specifike. Me ndriçim dhe mikorfona.

Ne nuk kemi thënë që ndalja e gazetarëve ka qenë direktivë e BE. Ne kemi thënë se implemetinmi i këtij sistemi u vjen në ndihmë gazetarëve, për të qenë më komod”, ka thënë ssekretari i Përgjithshëm i Kuvendit.

Por, për gazetarët është i panegociueshëm vendimi që ata të jenë vetë prezent në Komisionet parlamentare.

Zjarr Tv Ad