Mes liderëve botërorë, Rama mbërrin në Samitin e NATO-s në Bruksel

0
40

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak minuta më parë në Samitin e vendeve anëtarë të NATO që po mbahet në Bruksel.

Në kushtet e pandemisë së koronavirusit, ky Samit ka nisur ndryshe nga herët e tjetra. Liderët janë përshëndetur në distancë e po ashtu kanë qëndruar gjatë fotografisë familjare.

Në Samit ku merr pjesë presidenti i SHBA, Joe Biden, pritet të adresohen çështje me rëndësi për Aleancën e Atlantikut si ato për Kinën dhe Rusinë.

Biden do të takohet me presidentin turk Erdogan, ndërsa vizita e tij do të përmbyllet nesër me takimin me presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë të Zvicrës.

Zjarr Tv Ad