Shpërndante sistematikisht kokainë, Gjykata e Sarandës vendos masën për efektivin e “Shqiponjave”

0
64

Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë për efektivin e “Shqiponjave” Lavdosh Metaj, i cili akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Bëhet e dije se Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” per efektivin.

Kujtojmë që 38-vjeçari u arrestua pas një hetimi disa mujor, ku u grumbulluan fakte që krijuan dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova se punonjësi i policisë Lavdosh Meta kryente në mënyrë sistematike shpërndarje të narkotikëve në ambjente të populluara argëtimi me muzikë në Sarandë.

Gjatë kontrollit personal të kryer në kushtet e kapjes në flagrancë, punonjësit të Policisë Metajt iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lënda e dyshuar narkotike e llojit kokainë në sasinë 5 gramë, e ndarë në 11 doza.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së punonjësit të policisë u gjet dhe u sekuestrua edhe një sasi prej 165 grame lëndë e dyshuar si narkotike e llojit kokainë dhe një peshore që përdorej për peshimin e saj në procesin e ndarjes në doza. Këtë veprimtari të kundraligjshme, i arrestuari e kryente gjatë kohës së shërbimit dhe jashtë saj.

 

Zjarr Tv Ad