Dje u njoftua hapja e kufijve për të gjitha kategoritë, Greqia ndërron mendje, lejohet të kalojnë vetëm punëtorët sezonalë në Kapshticë, turisët duhet të…

0
35

Ministria e Jashtme e Shqipërisë, njoftoi dje se duke nisur nga 19 Qershori, do të lejohen të gjithë qytetarët shqiptarë  të udhëtojnë drejt vendit fqinj, Greqisë.

Por sot burime nga Drejtoria e Migracionit, bëjnë me dije se kufizimet për lëvizjen e lirë për shtetasit shqiptarë në kufirin e Kapshticës, do të hiqen më 28 Qershor, ndërsa tani lejohet të futen në territorin grek vetëm punëtorët sezonalë.

Ndërkohë, qytetarët, të cilët dëshirojnë të shkojnë në Greqi për pushime apo qëlime të tjera familjare, mund të kalojnë nga pika kufitare e Kakavijës, ku mund të paraqesin një test negativ të kryer në 72 orët e fundit, ose të kenë marrë dy dozat e vaksinës kundër Covid-19.

Zjarr Tv Ad