Xhaçka kujton 30 vjetorin e anëtarësisë së Shqipërisë në OSBE: U ndërtuam mbi rrënojat e komunizmit, por sot jemi shtet modern

0
32

Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka kujtuar sot 30 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në OSBE.

Në një postim në Facebook, Xhaçka shprehet se në këto 30 vite Shqipëria është parë nga OSBE të ndërtohej mbi rrënojat e komunizmit, duke u kthyer në një shtet modern.

“30 vite anëtare e OSBE-së! 30 vite që e kanë parë Shqipërinë të ndërtohej mbi rrënojat e komunizmit, duke u kthyer në një shtet modern i cili pati kryesine e OSBE-së gjatë vitit 2020, një eksportues i sigurisë në rajon dhe më gjerë, një anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për vitet 2022-2023!”, shkruan Xhaçka krahas videos që shpërndan në Facebook.

Zjarr Tv Ad