Teksa i gjithe vendi është tronditur nga ngjarja e rëndë që ndodhi pas mesnate në Velipojë, ku u vranë 4 persona, dhe u plagosën 2 të tjerë, kryeministri vijon me postimet e tij në Facebook, e puna e donte që sot radhën ta kishte pikërisht plazhi ku ndodhi masakra.
Rama përmes një foto në rrjetet sociale, shkruan: Mirëmëngjes nga Velipoja e dashur!
Por duket se kyeministri është bërë “pishman” për postimin pasi pas 20 minutash ka vendosur që ta fshijë postimin ku na uronte mirëmëngjesin me një foto nga Velipoja.
Duket se stafi i Ramës ka refelektuar në sajë të qindra komenteve të qytetarëve, por pavarësisht të fshirjes së postimin një ndjesë duket larg që të kërkohet nga ana e tyre.
Rama ka zgjedhur që të heshtë sa herë që krimi godet në të gjithë vendin, e madje do të mbahet mend gjatë shprehja e tij e famshme ”kokat ngrënçin”, që duket se i hapi rrugë përplasjeve kriminale në të gjithë vendin.
Kryeministri zgjodhi po ashtu të heshtë pas aksidentit që i mori jetën katër anëtarëve të familjes Gushi në afërsi të Vlorës, kur një mjet audi luksoz i goditi nga pas, me shpejtësi tejet të madhe.





