Katër persona kanë mbetur të vrarë mbrëmjen e djeshme në Shkodër, pas një shkëmbimi zjarri për shezlonge mes pronarëve të dy hoteleve në Velipojë.
Të vrarë mbetën Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit, Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç, ky i fundit punonjës i shezlongeve.
Mësohet se Kujtim Ferracakut, i cili mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit, është babai i Arjan Ferracakut, i cili u ekzekutua në shtator të vitit 2018.
Arjan Ferracaku, babai i dy fëmijëve të mitur askohe, u vra me breshëri kallashnikovi teksa po kalëronte me dy kushërinjtë e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Livadheve, ku 30-vjeçari bashkë me kushërinjtë ishin duke bërë stërvitje.
Gjatë kohës kur ata po bënin stërvitje disa persona kanë qëlluar me breshëri automatiku drejt Arjan Ferracakut, i cili pasi u dërgua në spital, humbi jetën.
Pak muaj para kësaj ngjarjeje, u vra kushëriri i 31-vjeçarit, Fatos Ferracaku, në mes të ditës në një lokal, nipi i Kujtim Ferracakut.




