Ngjarja e rëndë në Velipojë/ Capital T shprehet i gatshëm të paguajë shpenzimet mortore të 20-vjeçarit jetim…

0
111

Capital T, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Velipojë në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë. Pas përplasjes me armë mes pronarëve të hotel “Fantazia” dhe të hotel “Gocaj” humbën jetën 4 persona, ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Në mesin e viktimave ishte dhe 20 vjeçari jetim, Musaen Zeneli, i cili sapo kishte filluar punën në hotelin Gocaj. Dita e parë e punës ishte fatale dhe rezultoi të ishte dhe dita e fundit e jetës. Reperi kërkon që të paguajë shpenzimet e familjes për funeralin e të ndjerit, pasi nëna e tij nuk do të mund të përballonte koston e shpenzimeve.

 

Unë jam gati t`i kryej të gjitha ritualet nëse ka nevojë vetëm të më shkruaj dikush nga familjarët në mesazhe”, shprehet Capital T.

Zjarr Tv Ad