Myzerim Zeneli ishte 20 vjeçari fatkeq, i cili humbi jetën në ngjarjen tragjike të Velipojës. I rritur pa baba, i riu i pafajshëm iku nga kjo botë, duke u përpjekur të nxirrte bukën e gojës për nënën dhe vëllain e tij, për të cilët Myzerimi ishte shpresa e vetme për disa të ardhura në shtëpi.
Të prekur nga kjo ngjarje e rëndë, të gjithë shqiptarët janë bërë bashkë për të ndihmuar familjen e 20-vjeçarit.
Një faqe dhuruese “Gofundme”, është hapur online për të ndihmuar vëllain dhe nënën e 20-vjeçari i cili humbi jetën mëngjesin e djeshëm në Velipojë, ku humbën jetën katër persona dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.
Faqja “Gofundme”, është hapur ditën e djeshme dhe menjëherë është shpërndarë nga shumë persona publikë, të cilët u bëjnë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të kontribojnë sado pak, për të ndihmuar familjen e Myzerim Zenelit.




