Ç’ka është përcaktuar do zbatohet me hir apo pahir/ Rama thirrje bizneseve pa leje në vijën bregdetare: Largohuni me dëshirë…

0
277

Kryeministri Edi Rama, sot ka mbajtur një komunikim për median, ku ka folur për ndërtimet pa leje në vijën bregdetare.

Rama u ka bërë thirrje pronarëve që të heqin çadrat, shezlonget dhe gjithçka tjetër që kanë në vijën bregdetare pa leje. Kreu i shtetit u shpreh “me dëshirë apo pa dëshirë”, ky proces do të shkojë deri në fund. Ndër të tjera, ai tha se se Policia e Shtetit, do jetë e pranishme në gjithë vijën bregdetare.

“Edhe vetë bashkitë ndonjë bashki që nuk e ka kuptuar procesin, apo nuk do ta kuptojë duke krijuar edhe parregullsi.

Megjithatë një gjë është e padiskutueshme se ajo çka është përcaktuar si kornizë e këtij procesi do zbatohet me hir apo pahir. Ato subjekte që nuk janë në rregull, dhe kanë operuar me teorinë e faktit të kryer të largohen nga sipërfaqja që nuk u takojnë me ligj dhe me rregull. Policia e Shtetit do të jetë në vijën bregdetare dhe do konfsikojë çdo shezlong, cadër që nuk është e përputhur me bazën dokumentare. Plazhet janë të popullit dhe të qytetarëve. Është shumë e qartë se kjo skemë e re e administrimit të hapesirës së plazhit ka krijuar më shumë të ardhura.  Dhe të ketë më shumë hapsira për ata që nuk dëshirojë të jenë pjesë e hapesirave, ku plazhi administrohet nga privati.

Përtej disa rasteve që janë bërë publike apo jo, në tërësi baza është pozitive, por kjo duhet konsoliduar që pika e sezonit të jetë apsolutisht e garantuara në këtë aspekt. Subjektet që nuk janë aty ku duhet duhet të largohen dhe mos humbasin dhe atë bazë që e kanë siguruar,” tha Rama.

Zjarr Tv Ad