Erën tënde ndjej tani/ Fifi nuk mban lotët: Ma jep në zemër…

0
169

E kur vjen puna te notat muzikore dhe fjalët e shprtit që vetëm Flori Mumajesi di të thurrë, të gjithë dorëzohemi.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Fifin, teksa ishte duke dëgjuar një nga këngët pjesëmarrëse të “Festivalit Kënga Magjike”,  e cila mban vulën e kantautorit, ajo nuk ka mbajtur dot lotët.

E këtë moment “dobësie”, Fifi e ka publikuar në Instagram dhe menjëherë  filluam të mendojmë, “mos vallë gjendja shpirtërore e këngëtares. ka të bëjë me fejesën e ish-të dashurit të saj”?.

“Bash me rruzat e gjakut me kajt , bash pa e pas nplan e as nevoje me ta mledh ni lomsh te fyti .. bash qet ndjenje ma jep #Jetike 🥲 @semijaupajTentova plot here me e bo pa lot po prap ma jep n’zemer.. njejt. Loti thjesht t’shliron . Nuk t’lehteson , thjesht qaq”, shkruan Fiti krah videos në të cilën shihet e pëlotur teksa këndon këngën e Semi Jaupaj, “Jetike”.

Kujtojmë se disa ditë më pare, një foto e ish-të dashurit të Fifit ose ndryshe “Stracciatella” ashtu si ajo e thërriste me përkedheli qarkulloi në portale. Në foton e publikuar Xhuljo shihej teksa po puthte të fejuarën e tij.

 

Zjarr Tv Ad