Tuesday, April 28, 2026
Ballina LAJME Dha dorëheqjen për t’i shpëtuar Vetingut, KPA lë në fuqi vendimin për...

Dha dorëheqjen për t’i shpëtuar Vetingut, KPA lë në fuqi vendimin për të përjashtuar me 15 vite nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin e apelit të Tiranës

0
109

Komisioni i Posaçëm i Apelimit, ka lënë në fuqi vendimin për gjyqtarin e Apelit Tiranë, Gramoz Levanaj, të cilin Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka përjashtuar me 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Vetë Levanaj kishte dhënë dorëheqjen për tiu shmangur Vettingut, kërkesë e cila ishte pranuar nga KPK, e cila kishte vendosur përjashtimin e tij për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, vendim i cili u la në fuqi dhe nga KPA.

Gramoz Levanaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar përgjatë një dekade si gjyqtar dhe kryetar gjykate në Kurbin. Prej vitit 2010, Levanaj e ushtronte funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës, deri në momentin e dorëheqjes së tij në 2020-tën.

Njoftimi i KPA:

Njoftim vendimi. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama  relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.25/2021, datë 11.05.2021, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Gramoz Levanaj, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 365, datë 14.04.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës, në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 365, datë 14.04.2021, që i përket subjektit të rivlerësimit Gramoz Levanaj. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 06.07.2021.

Zjarr Tv Ad