Armela Krasniqi është zëvendësuar ditën e sotme nga Valbona Zhupa në postin e drejtoreshës së Përgjithshme të ATSH-së.
Armela Krasniqi u zgjodh ditën e mërkurë kreu i ri AMA-s, pavarësisht debateve të mëdha dhe sugjerimeve të BE-së që kreu i ri i AMA-s të zgjidhej në shtator kur dhe opozita riktheeht në kuvend.
Njoftimi:
PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË TELEGRAFIKE SHQIPTARE (ATSH)
Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Armela Krasniqi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), lirohet nga kjo detyrë.
- Valbona Zhupa emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH).
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.




