Peticioni online i maturantëve: Te mesatarja mos të llogaritet nota e provimit të matematikës

0
48

Maturantët kanë kërkuar me anë të një peticioni online që nota e provimit të matematikës të mos llogaritet te mesatarja totale e gjimnazit.

Ata kërkojnë që rezultatet e provimit të matematikës të mos njihen, ose në të kundërt do t’i drejtohen Gjykatës Administrative.

Sipas tyre, testi i matematikës ishte shumë i vështirë, pasi edhe mësimi online ka ndikuar që ata të mos marrin njohuritë e nevojshme. Ministria e Arsimit vendosi që të ulë pragun e pikëve për çdo notë me 20%, por sërish numri i mbtësve në këtë provim ishte më shumë se 3000.

 

 

Zjarr Tv Ad