Videoja e tij duke lënë timon dhe duke hipur sipër automjetit shkaktoi shumë zhurmë në opinionin publik, në një kohë kur vendi ynë njihet për aksidentet e shpeshta rrugore.
Ditën e sotme 34 vjeçari nga Tepelena është shoqeruar në komisariat pikërisht për këtë veprim. Ai është gjobitur, i është hequr patenta dhe i është bllokuar makina.
Gjithsesi, i riu e ka një shpjegim për veprimin e tij të shkujdesur. Ai thotë se po imitonte personazhin e filmave Hollywood-ian, Don Johnson tek “Miami Vice”.
“Gjithçka e kam kryer në një moment ku rruga ishte tërësisht bosh dhe nuk kishte asnjë lloj qarkullimi, kam dashur që të imitoja një personazh filmi Hollywood-ian, Don Johnson te seriali Miami Vice i viteve ’80”, mësohet të ketë thënë në polici i riu.




