Zëvendëskryeministri Erion Braçe, ka komentuar arrestimin e kryetarit të bashkisë Lushnje, Fatos Tushe.
I ftuar në “Frontline”, Braçe u shpreh se nuk diskuton vendimet e Gjykatës dhe se prokuroria duhet t’i shkojë deri në fund kësaj çështje.
“Unë nuk merrem me debate. Unë nuk diskutoj vendime të gjykatës. Çështja ka të bëjë me mënyrën se si është bërë prokurorimi. Prokuroria pretendon se ka prova se është shkelur ligji t’i shkojë deri në fund”, tha Braçe.
I pyetur për akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha se “B”-ja që përmendet në përgjimet e SPAK-ut është vetë Braçe, ai deklaroi se janë shpifje dhe i ka kërkuar SPAK të veprojë për ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi B-ja mund të jetë vetë ai, pra Berisha.
“Kujtoja se nuk ekziston më ky. Ai është keqberësi më i pandëshkuar që ka Shqipëria. SPAK-u ka detyrën e vet. Ky fundërrina është gjithë kohën në errësisë. Pse “B-ja” nuk mund të jetë Berisha? Unë kam më shumë nder dhe dinjitet se Sali Berisha. Të gjithë ata që na njohin e dinë fare mirë për çfarë bëhet fjalë. Kjo çështje do të shkojë në gjykatë, unë këtu jam. Është një shpifje e ngritur nga Sali Berisha”, përfundoi Braçe.




