Friday, April 24, 2026
Ballina Aktualitet Shkaktoi aksidentin me vdekje në Fushë Krujë, policia arreston shoferin 24 orë...

Shkaktoi aksidentin me vdekje në Fushë Krujë, policia arreston shoferin 24 orë pas ngjarjes

0
83

Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës, pasi dje duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Q. Sh., 60 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën.

Në aksident janë plagosur edhe vetë drejtuesi me pasagjeren që ndodhej në “Volkswagen”, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut.

“P. K., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme  në Tapizë, Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Q. Sh., 60 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë. Drejtuesi i mjetit P. K., dhe pasagjerja në mjetin tip “Volksëagen” shtetësja Sh. Sh., 49 vjeçe, ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zjarr Tv Ad