Friday, August 14, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “Dilte në Top, merrte një bluzë dhe ja priste mëngët”, vajza e...

“Dilte në Top, merrte një bluzë dhe ja priste mëngët”, vajza e ish-deputetes hedh thumba për moderatoren shqiptare

0
195

Programi më i ri në “Tv Klan” titullohet “Best Deal” ku vajza të njohura të showbizit shqiptar bëhen bashkë dhe vizitojnë vende të ndryshme të Shqipërisë për të arritur ofertën më të mirë.

E në një udhëtim ku pjesë e tij janë gocat nuk kanë si të mungojnë as thashethemet për të tjerët, siç u pa dhe së fundmi në programin veror.

Pjesë e këtij episodi të “Best Deal” ka qenë vajza e ish-deputetes së PD-së, Albina Deda, Ada e cila gjatë pushimit nuk i ka kursye aspak komentet për çiftin më të ri të showbizit, Gracianon dhe Argjirën.

Keisli: Mua më mek ky çifti Graciano me Argjirën. Më mekin shumë, bëjnë si super Vipa, i shikoj kudo.

Ada Deda: Argjira e nisi te Topi duke rregulluar disa bluza e pastaj u bë autore e “She’s on Top” dhe prezantuese. Dilte te “E diell” në Top Channel, merrte një bluzë e priste mëngët e vishte gjasme në tre mënyra dhe kaq u bë e famshme.

Në këtë episod vajzat nuk e dinin që po xhiroheshin nga kamera dhe “pa dashje” i shpëtuan këto fjalë, të cilat me shumë mundësi çiftit nuk do t’i pëlqejnë aspak.

Zjarr Tv Ad