Sunday, March 29, 2026
Ballina Aktualitet Zjarrfikësit prej orësh në luftë me flakët në Fier, tymi toksik “pushton”...

Zjarrfikësit prej orësh në luftë me flakët në Fier, tymi toksik “pushton” qytetin, banorët braktisin shtëpitë

0
302

Prej orësh vijon lufta me flakët, që kanë përfshirë që prej mëngjesit së ditës së djeshme,  fushën e mbetjeve në Mbrostar të Fierit. Për neutralizimin dhe shuarjen e tyre,  po punohet intesivisht me mjetet e tonazhit të rëndë,  duke hedhur dhe tek vatrat e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrëfikëse të Fierit, Patosit dhe Roskovecit të cilat prej orësh po luftojnë për shuarjen e flakëve.

Situata është monitoruar gjatë gjithë natës për të shmangur përhapjen e flakëve, ndërkohë si pasojë e zjarrit, që tashmë është shtrirë në një pjesë të konsiderueshme të fushës së mbetjeve, është prekur edhe një pjesë e hekurudhës aty pranë.

Tymi toksik i cili po përhapet edhe më gjerë në gjithë qytetin e Fierit ka bërë që banorët të cilët kanë banesat pranë vatrës së zjarrit, t’i brakstisin ato dhe të largohen.

Zjarr Tv Ad