Analisti Genc Burimi, ka folur në lidhje me thirrjen e ambasadores së SHBA, Yuri Kim, për largimin e ish-kryeministrit Berisha nga politika.
Në një lidhje direkte për News 24 në rubrikën Opinion, Burimi deklaroi se Berisha është më i fortë se kurrë dhe për aq kohë sa nuk është i dënuar, ai është i pafajshëm.
Ai tha se qëllimi kryesor i Berishës, është të heqë emrin e tij nga lista e “Non-Grata”.
“Sot Berisha është më i fortë se kurrë për të hyrë në parlament. Nëse PD hyn në parlament nuk voton ligje, i tregon botës se Shqipëria nuk i plotëson kushtet për në BE. Berisha ka si qëllim që SHBA të heqë emrin e tij nga lista e “Non Grata”. Është një gjë që negociohet. Berisha do që t’i lahet nderi”, u shpreh analisti.




