Prej më shumë se dy javësh vendi ynë është përfshirë nga zjarre të fuqishme ku deri tani janë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje, parcela me pemë, dhe kullota. Mbrëmjen e djeshme, zjarri rrezikoi që të përfshinte edhe tunelin e Kalimashit, por fatmirësisht dicka e tillë u shmang.
Qeveria shpesh herë ka deklaruar se nuk ka mjetet e duhura për fikjen e zjarreve, dhe pikërisht këto deklarata nuk i ka lënë pa ironizuar edhe Genc Sejko, i cili i sugjeron Qeverisë që zjarret ti trajtojë si zgjedhejet sepse është e sigurt që do i gjejë të mjetet e nevojshme.





