Presidenti Ilir Meta i ka përcjellë mesazh popullit të Haitit, i cili ditën e djeshme u godit nga një tërmet shkatërrues, ku u shënuan me qindra viktima.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se lutjet tona janë për popullin e Haitit, teksa thotë se solidariteti ndërkombëtarë është i domosdoshëm për tejkalimin e pasojave tragjike.
“Lutjet tona sot për popullin e Haitit!. Trishtuese humbjet e jetëve, lëndimet dhe shkatërrimet nga tërmeti katastrofik. Solidariteti ndërkombëtar, i domosdoshëm për tejkalimin e pasojave tragjike dhe rimëkëmbjen” shkruan Meta në postimin e tij.




