Kanalet kryesore televizive të Afganistanit, janë ende duke transmetuar, por me disa dallime të dukshme – përfshirë zhdukjen e të gjitha prezantuesve femra nga ekrani.
Ka pasur një rritje të madhe të komenteve të favorshme për talebanët në kanale të tilla, si TV Kombëtar i Afganistanit shtetëror dhe Tolo News, Ariana, Shamshad dhe 1TV në pronësi private. Pak kritika ndaj grupit janë parë deri më tani në çdo televizon dhe është ndaluar transmetimi i muzikës dhe telenovelave.
Tolo News dhe 1TV kryesisht kanë përsëritur programet e transmetuara dje, ndoshta për shkak të vështirësive me punën e tyre.
Televizioni shtetëror, i cili u mor nga talebanët në mbrëmjen e 15 Gushtit, ka transmetuar kryesisht programe fetare.
Shamshad TV, në pronësi të një ish-ndihmësi presidencial, ka transmetuar shumë përmbajtje pro-talebanëve. Në një program, korrespondenti i kanalit tregoi banorët e Kabulit duke lavdëruar grupin për sjelljen e sigurisë dhe unitetit në vend.




