Këshilltari i ish-presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka kërkuar dorëheqjen e sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.
Duke publikuar një intervistë të Blinken gjatë emisionit ‘FacetheNation’, ku thotë se bisedimet me talebanët kanë qenë të domosdoshme për të siguruar evakuimet, Grenell shkruan se Blinken është i dobët dhe patetik.
‘Sekretari ynë i Shtetit duket i dobët dhe patetik.
Të gjithë duhet t’i kërkojmë atij që të japë dorëheqjen’, shkruan Grenell në postimin e tij, që mund ta shikoni më poshtë.




