Gazetari flet për trafikun që ka paralizuar Vlorën: Na ka nxirë jetën! Nuk guxon të dalësh me makinë, se na kanë futur në një shteg dhish…

0
143

Trafiku i rënduar është kthyer në “hallin” e përditshëm të qytetarëve në disa qytete të vendit. Një prej tyre është dhe Vlora, qyteti bregdetar i cili që në nisje të sezonit të verës, e deri në mbyllje përballet me fluks të shtuar dhe radhë të gjata mjetesh.

Gazetari Edi Ruçi, shkruan pikërisht për këtë çështje dhe publikon disa pamje të rrugëve të Vlorës, të paralizuara nga trafiku. Ai thotë se i gjithë qarkullimi është futur në një rrugë si shteg dhish.

“Behar të tillë nuk kishim parë asnjëherë. Na duket sikur po zgjatë 3 vite, jo 3 muaj. Trafiku na i ka nxirë jetën. Nuk guxon të dalësh me makinë sepse në rrugët e “arkitektit belg” të “ikën pjesa më e madhe e jetës”. Na kanë futur të gjithëve në “një shteg dhish” në “rradhë për një”. Ndërkohë që karburanti vijon të harxhohet “si lumë”. Gushti, i vetmi muaj ku makina duhet “mbajtur në krah”, shkruan Ruçi.

Zjarr Tv Ad