Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad, përmes një postimi në “Twitter”, ka falenderuar popullin shqiptar për pritjen e 121 afganëve.
Ajo ka bërë krahasimin me Roal Wallenberg, i cili shpëtoi mijëra hebre nga holokausti. Hastad ndër të tjera shkruan se shqiptarët janë njerëz trima dhe të gjithë kanë nevojë për njerëz të tillë.
“Sot është dita për të nderuar Raol Ëallenberg i cili shpëtoi mijëra hebre nga holokausti, Suedia përkujton vlerat morale dhe njerëzore. Ne kemi nevojë për njerëz të tillë trima! Faleminderit Shqipëri që prite refugjatët e parë këtë mëngjes”, shkruan ajo.
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme 121 afganë janë pritur në aeroportin “Nënë Tereza” nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.




