Monday, April 20, 2026
Ballina Aktualitet Yuri Kim dhe Xhaçka inspektojnë nga afër konviktet në Qytet Studenti, aty...

Yuri Kim dhe Xhaçka inspektojnë nga afër konviktet në Qytet Studenti, aty ku janë strehuar afganët

0
50

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka kanë shkuar sot për të parë nga afër konviktet e “Qytet Studentit”, në të cilat strehohen 300 shtetas afganë.

Diplomatja amerikane dhe Xhaçka kanë inspektuar kushtet e godinave ku po qëndrojnë shtetasit afganë, të cilët u larguan nga vendi tyre pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

Qëndrimi i tyre në Shqipëri do të zgjasë deri në 1 vit, ndërsa bëhet me dije se deri më tani  në Shqipëri kanë mbërritur 607 qytetarë afganë.

Zjarr Tv Ad