E rëndë/ 48 vjeçarja bie nga ballkoni i banesës dhe humb jetën, nisin menjëherë hetimet…

0
61

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dimal, ku një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për 48-vjeçaren Shqiponja Mbërsi, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.

Trupi i pajetë i saj, është dërguar në morgun e Beratit për autopsi. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 48-vjeçares, po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale apo të qëllimshme.

Zjarr Tv Ad