Nuk pranuan të vaksinohen, pezullohen 92 mjekë dhe infermierë në Greqi

0
24

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, autoritetet pezulluan nga puna 92 punonjës të shëndetësisë në një Spital në Ksanthi të Greqisë, pasi nuk pranuan të vaksinohen kundër Covid-19.

Ky vendim është ndërmarrë në zbatim të urdhrit për vaksinim të detyruar të personelit mjekësor.

Punonjësit e pezulluar përbëjnë 14% të personelit të penalizuarm, një shifër kjo shumë e lartë.

Shkarkimi i punonjësve ndikon dhe prek sistemin shëndetësor në një kohë kur vendi po përballet me shifra në rritje të të infektuarve dhe viktimave si pasojë e infektimit me koronavirus.

Sindikata e Punonjësve të Spitalit gjithashtu mbështeti vaksinimin, duke shprehur pakënaqësinë e tij të fortë me mënyrën e detyrueshme të masës dhe efektet e saj në sistemin e Shëndetit Publik të Ksanthi.

Zjarr Tv Ad