Deputeti i sapozgjedhur, Dashamir Shehi, është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha, ka të drejtë të shkojë në Parlament.
Sipas tij, asnjë nuk e ka akuzuar Berishën se ka drejtuar keq politikën shqiptare, teksa shtoi se sa më shumë që diskutohet çështja “Berisha”, aq më shumë rëndon kjo mbi opozitën.
“I kemi bërë qejfin Edi Ramës me këtë zhurmë, pasi peshon mbi opozitën. Edhe Berishës i është bërë një elozh i madh, sepse u rikthye dhe u bë qendra e politikës.
Unë them që ta gjykojmë me gjakftohtësi dhe ta rikthejmë në normalitet. Le të vijë në parlament Berisha, pasi ka të drejtën e vet.
Berishën nuk po e akuzojnë se ka drejtuar keq politikën shqiptare. Por politikisht të gjykon koha. Prandaj po ngremë një zhurmë të kotë dhe po bëjmë lojën e Edi Ramës”, tha Shehi.
Syri.




