Alfred Rushaj: Rama ju gënjeu edhe ju zonja Nikolla, tha që do vijë në orën 5, ku është? Kryetarja e Kuvendit: Nuk të kthej përgjigje

0
114

Partia Demokratike ka vazhduar të kërkojë që të ndërpresë seancën parlamentare, pasi kryeministri Rama ka “injoruar” opozitën duke u larguar nga salla.

Deputet i PD-së, Alfred Rushaj i kërkoi “llogari” Lindita Nikollës e cila në fillim të seancës na tregoi mesazhin që i kishte dërguar kryeministri Rama se “Do të vijë në sallë në orën 5”. Rushaj tha se Rama gënjen jo vetëm shqiptarët por edhe kryetaren e Parlamentit.

Debati 

Rushaj : “Kryeministri tha që vjen në orën 5, ku është? Po mirë që shqiptarët i gënjen por edhe ty të gënjeu. Ai tallet me të gjithë, kryetarja e kuvendit në emër të kryeministri thotë të pavërteta. Të përmbushet kushti ligjor dhe të vijë ai që do marrë përgjegjësinë për 4 vitet e ardhshme. Prandaj zonja kryetare së paku do të ishte e udhës të na thuash pse gënjeu pse nuk erdhi në orën 5. Pse nuk erdhi, duhet ta dinë shqiptarët”, tha Rushaj.

Nikolla : “Nuk të kthej përgjigje më për këtë çështje ju thashë. Vazhdojmë me procedurën. Fjala për zonjën Elisa Spiropali”

Zjarr Tv Ad