Është mbyllur sot në orën 18:00 procesi i votimit në Gjermani. Rreth 60 milionë qytetarë kanë votuar ditën e sotme për Bundestagun.
Sipas rezultateve të publikuara nga “Exit-Poll” bëhet me dije se partia e kancelares Merkel kryeson me 3 përfaqësues më shumë se partia e qendrës së majtë SPD.
Ky rezultat mund të ndryshojë rënjësisht pasi një numër i madh i votuesve, rreth 40% e tyre, e kanë bërë zgjedhjen e tyre përmes postës.
Rezultatet paraprake sipas Exit-Poll:
CDU/CSU 25%
SPD 25%
Të Gjelbrit 15%
FDP 11%
AfD 11%
E Majta 5%
Të tjera 8%




