Friday, April 24, 2026
Ballina Aktualitet Merrnin kredi me anë të kartave ID të të sëmurëve, lihet në...

Merrnin kredi me anë të kartave ID të të sëmurëve, lihet në burg infermierja, “arrest shtëpie” për shitësen

0
46

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” për infermieren Elisabeta Bardhollari, ndërsa “arrest shtëpie” për Orjada Hoxhën.

Këto dy shtetase u arrestuan pasi në bashkëpunim me njëra-tjetrën nëpërmjet mashtrimit,  përvetësuan rreth 400 milion lekë pajisje elekroshtëpiake.

Sipas hetimeve infermierja e spitalit psikiatrik në kryeqytet iu vidhte kartat e identitetit pacientëve dhe më pas i përdorte për të marrë kredi në emër të tyre.

Infermierja Bardhollari dhe Hoxha përdornin një instutcion finaciar për të tërhequr para përmes aplikimeve online, duke përdorur kartat ID pa dijeninë e pacientëve.

Zjarr Tv Ad