Deputeti Erion Braçe, thotë se krizën e çmimeve që ka kapur Shqipërinë, duhet ta paguajnë të pasurit dhe jo të varfërit. Sipas deputetit, çmimet e rritura po copëtojnë shtresën e varfër të popullsisë.
“Rritja e cmimeve pa ndryshuar tatimet e taksat, po sjell te ardhura shtese ne arken e shtetit, shumica paguar nga qytetaret per shkak te TVSH, AKCIZES etj-tatime e taksa konsumi; Dua ta sqaroj njehere e mire-I PAGUAJNE QYTETARET, biznesi i madh ben thjesht agjentin e qeverise”, shkruan Braçe.
Më tej, ai thotë se këtë herë barrën e krizës, duhet ta mbajnë të pasurit pasi ata kanë fshehur të ardhurat.
“Te pakten, kete here barra e krizes nuk mund te perballohet nga te varferit e te mesmit; termetin e pandemine e paguan plotesisht ata; kriza e cmimeve sado e perkohshme te jete, nuk duhet te pasuroje edhe me te pasurit, por te perballohet prej tyre.
Pa shtuar asnje tatim per ta, por duke i bere te paguajne ndershmerisht ate qe u takon, ate qe e fshehin dhe qe i ka mbipasuruar! Jane 100 vip-at tane”, shkruan deputeti socialist Erion Braçe.




