Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, shprehet se ‘Foltorja’ e ish-Kryeministrit Sali Berishës ka ngjallur shpresë te njerëzit dhe i nevojitet opozitës për përballjen me Edi Ramën.
struktura e Partisë Demokratike po merret me mobilizimin dhe rregullin e situatës brenda saj.
‘Lulzim Basha e ka të pamundur që të mbledhë njerëz. Tani e ka të pamundur të ftojë njerëz as në ditëlindje.
E gjithë struktura e PD po merret me mobilizimin dhe rregullimin e të gjithë situatës brenda partisë.
Një nga arsyet kryesore se përse ‘Foltorja’ i nevojitet opozitës dhe mbarë vendin është përballja me Edi Ramën. Kjo është arsyeja se përse vijnë njerëzit. Kanë parë që lidershipi aktual nuk ka asnjë plan për t’u përballur me Edi Ramën’, u shpreh Balliu.




