Ish-kryetari i PD-së Sali Berisha është duke zhvilluar “Foltoren” e tij në qytetin e Kukësit.
Berisha është pritur me entuziazëm të madh nga disa qindra mbështetës, ndër të cilët një burrë që ka bërë krahasimin mes Berishës dhe presidentit amerikan Joe Biden.
Berisha i është përgjigjur, duke shënjestruar Bashën, për të cilin tha se “i ka hyrë frika nga qytetarët”.
Pjesë nga diskutimi:
Qytetari: Je i votuar edhe nga fëmija 2 vjeçar nga Kukësi. Ne të urojmë pleqëri të mbarë. Ti mos u frik se je 76 vtet.
Joe Biden është 88, i thonë 11 vjet je mbrapa Joe Biden ti. Ti forcën e ke, shëndetin e ke, mendjen e ke! Ne kemi shpresë të madhe te ty. Të urojmë mbarësi e hapje demokracie. Rroftë Sali Berisha, rroftë populli i Kukësit.
Sali Berisha: Ka ndodhur një gjë e tmerrshme me ish-kryetarin. I ka hyrë një frikë e madhe nga ju. E ka kapur një frikë e tmerrshme nga ju. Nuk u takon, merr vendime nga zyra, të gjitha nga frika, së fundmi tha e përjashtova dhe Flamur Nokën nga kjo detyrë, se në mënyrë absolute asnjë prej jush nuk i ka faj për frikën që i ka hyrë. E ka vetë, është peng dhe i pashpresë.




