Ankesë në KQZ për deputeten Elda Hoti, Llesh Nikolli: Ka ndryshuar emrin e babait të saj në vetdeklarim, ai ka një të shkuar kriminale

0
34

Një ankim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është dorëzuar për deputeten e Partisë Demokratike Elda Hoti.

Në ankimin që i është dorëzuar Ilirjan Celibashit, por edhe kryetares së Kuvendit, kreut të gjykata edhe ambasadoreve të SHBA dhe BE në Tiranë për dijeni, thuhet se Hoti ka fshehur ndryshimin e emrit të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti.

‘Kjo deputete në vetëdeklarimin e saj ka fshehur ndryshimin e emrit të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti. Ky ndryshim është bërë më datë 30 prill 2002 dhe kandidatja për deputete znj. Elda Hoti nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.

Duke fshehur këtë të dhënë te gjeniralitetet e saj, znj. deputete nuk mund të përfaqësojë komunitetit të saj në parlamentin shqiptar.Kjo deputete përse e ka fshehur këtë ndryshim, e ka harruar, apo babai i saj ka pasur një të shkuar kriminale ku është dënuar për disa vepra të rënda penale, si ajo e trafikimit të lëndëve narkotike dhe trafikim të qenieve njerëzore” thuhet në akimin e dorëzuar në KQZ, ku pretendohet se deputetja Hoti ka shkelur ligjin e Dekriminalizimit.

Ankesa për Hotin është dorëzuar në datën 13.10.2021, por ende nuk është marrë një vendim. Hoti hyri në parlament pas dorëzimit të mandatit nga kandidati demokrat Mark Marku.

Zjarr Tv Ad