Sunday, March 29, 2026
Ballina Aktualitet Kërkoi lirimin në Apel pasi tha se vuan nga sëmundje, caktohet seanca...

Kërkoi lirimin në Apel pasi tha se vuan nga sëmundje, caktohet seanca për ish-drejtorin e RTSH Thoma Gëllçi

0
30

Në datë 29 tetor është caktuar të mbahet seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për ish-drejtorin e RTSH Thoma Gëllçi, i cili ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë. Më herët ai ka kërkuar lirimin në gjykatën e Apelit të GJKKO me pretendimin se qëndrimi në qeli i rrezikon jetën, pasi vuan nga sëmundje që kërkojnë trajtim të veçantë.

Gëlliçi u arrestua me urdhër të SPAK për mashtrim me tenderat, konkretisht një tender të vitit 2018 për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë afërsisht 1 mln dollarë.

Në pranga kanë rënë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi.

Zjarr Tv Ad