Prej vitit tjetër pagat e arsimtarëve do të rriten, ashtu siç kishte deklaruar pak kohë më parë edhe kryeministri Edi Rama.
Është ministrja e Arsimit, Evis Kushi ajo e cila ka dhënë sot lajmin e mirë për vendimin e marrë në Këshillin e Ministrave.
Kushi tha se paga e mësuesve do të rritet në vitin 2022, me 6 përqind.




