Oerd Bylykbashi zbulon ndryshimet në statut: Të pastrojmë partinë nga kaosi ku e futi Lulzim Basha, organet i ktheu në shtabe ushatarake

0
38

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin e Partisë Demokratike, ku lexoi dhe ndryshimet që pritet të miratohen në statusin e kësaj force politike.

Pjesë nga fjalët e Bylykbashit:

Organet u kthyen si shtabe ushtarake, demokracia nuk vjen te përqëndrimi i pushtetit te kryetari. Do pastrojmë partinë nga kaosi organizativ ku e ka futur Lulzim Basha, ku anëtarët rriten nga gara, dhe nuk shtypen nga urdhërat eprorë.

PD është parti që mbron vlerat, ne kemi zgjedhur si shtrat për këto ndryshime statutin e vitit 2015, i propozuar nga vetë ai.

Do tiu paraqes shkurtimisht këto ndryshime: Shtrirja e mekanizmit një anëtar një votë, përfshirë dhe kryetarët e degëve Votimet primare, ku kandidatët për organet e zgjedhura do të zgjidhen nga delegatët, dhe jo nga kryetari.

Grantohmë futjen e fraksioneve në parti, mendimi ndryshe nuk mund të përjashtohet, pasi rrezikon pushtetin e kryetarit. I kemi dhënë rol përcaktues këshillit kombëtar dhe vendit kombëtar, janë forcuar dhe të zgjedhurit në bazë, të zgjedhurit duhet të jenë vullnet i shumicës.

Kryetarit që humb zgjedhjet u përfundon mandati, pa të drejtë rikandidimi, duke zhbërë në këtë mënyrë kultin e individit. Organizatat partnere, janë rritur kuotat për të rinjtë dhe për Lëvizjen e Gruas, është shtuar dhe grupimi i dhjetorit.

Simbolet e PD janë shumë të rëndësishme, Lulzim Basha zhduku simbolet e PD-së në 2017-tën me Republikën e re, duke kërkuar ndryshimin e ADN-së sonë.

Zjarr Tv Ad